The DEEP project has received research funding from the European Union under the 7th Framework Programme
Projekti DEEP është një projekt kërkimi europian që studion efektet e deferiprone në pacientët që vuajnë nga hemoglobinopati të trashëgueshme, si psh.: talasemia. Projekti parashikon tre studime klinike, në fund të të cilave do te jenë mbledhur mjaftueshëm të dhëna për përdorimin sa më të mirë të deferiprone për pacientët pediatrikë.
Kur projekti DEEP të ketë arritur rezultatet e pritshme, pacientët e vegjël talasemikë do të mund të përdorin deferiprone në mënyrë të sigurtë dhe efikase.
Gjatë studimeve te projektit DEEP fëmijët dhe adoleshentët do të kontrollohen me vëmendje nga mjekët dhe studiuesit. Në çdo rast ashtu si do të vendosin vetë vullnetarisht të marrin pjesë në studim, ashtu dhe do mund të largohen në çdo moment. Mjekët do të vazhdojnë gjithsesi të ofrojnë për ta trajtimin më të mirë të mundshëm.
Projekti DEEP është i ndarë në tre studime:
DEEP-1: Studim për farmakokinetikën e deferiprone te fëmijët deri në 6 vjeç
Studiuesit japin një dozë deferiprone një grupi pacientësh pediatrikë nën 6 vjeç për të studiuar përthithjen, shpërndarjen, metabolizmin dhe eliminimin e ilaçit.
DEEP-2: Studim i efikasitetit dhe sigurisë për të krahasuar deferiprone me deferasirox te pacientët pediatrikë
Studiuesit japin deferiprone ose deferasirox një grupi pacientësh pediatrikë në moshë nën 18 vjeç për një periudhë një vjeçare. Në fund të kësaj periudhe trajtimi të pacientëve krahasojnë efektet e dy ilaçeve.
DEEP-3: Studim i sigurisë afatgjatë të deferiprone te pacientët pediatrikë
Studiuesit mbledhin informacionet për efektet dytësore te deferiprone, drejtpërsëdrejti në kartelat klinike ose gjatë vizitave rutinë, te një grup pacientësh pediatrikë qe kanë filluar të marrin ilaçin para se të mbushin 18 vjeç. Qëllimi i studimit është të sigurohen se ilaçi mund të përdoret pa probleme në këtë pjesë te pacientëve edhe për shumë vjetë.